KËRKOVA
Kërkova një lule të bukur e të rrahur si bajrak
Të më jet e plotë, e mbushur, ta vë mbi parmak
Mëngjeseve e para të më dalë konak më konak
Me flokë derdhur mbi supe, unë të digjem flak.
Kërkova, ditët mos rrëshqasin, të mos kalojnë
Netët të mbeten të gjata akrepat mos shkojnë
Shiu kur të bjerë lotët lumi asaj t´i rrëmbej
Dielli kur të dalë buzëqeshjen t’ia kthej
Kërkova një lule që të mos flasë shumë
Të më jet e urtë, e butë por si brumë
Era në dritare kur të fryj, dëshirat t’ia mbushi
Mëngjesi ta varë mbi mua por si degë rrushi
Kërkova një lule që jeta të vazhdoj
Ditë, muaj dhe vite të mos numëroj
Dhe aroma e saj të kumboj përherë
Që parajsa në mua të jet dimër e verë.