Wednesday, July 16, 2025
BallinaVitrina e libritPjerin Ndreka-K A I H E R Ë-

Pjerin Ndreka-K A I H E R Ë-

K A I H E R Ë-

Kaiherë jam i lodhun tu pritë me të pa.
Kaiherë jam i lodhun tu t’pritë me ndrrue mend.
E fjalt janë të randa për ty që s’ke za.
E rrugt jane të gjana e zanë gjithkend.


Kaiherë syni m’lodhet prej pritjes së giatë
e në andërr futet me mujtë me t’gjetë ty.
Ti shpejt del prej pyllit të andrrës
së ngratë
me kryet teposhtë,pa m’shikjue në sy.


Kaiherë më shkon mendja,n’sy me ta ndalë diellin
e me rreze t’tija qerpikt me t’i pre;
Me e shpërthye burgun ku ti ke ndry qiellin
e me heshtë mallkimi me u lshu përmbi re.


Kaiherë m’vijnë mendime e ide te cuditshme;
Ba me i shkrue në letër tesh m’quejnë filozof.
Mandej i la mbas shpine se m’duken t’mërzitshme.
Kaiherë ti m’mërzit sa as vedin s’e njof.


Kaiherë nuk t’shof kund e kur t’shof,t’urrej,
e bahem si ujk i unshëm,qebesa.
Kaiherë m’duket vedja se dy pare s’vlej.
Kaiherë,andrrës s’keqe i hyp n’shtjelma ,shpresa.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT