Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritTimo Flloko-Po pi të dashurën gotë verë

Timo Flloko-Po pi të dashurën gotë verë

Po pi të dashurën gotë verë.
Si buzët e tua pija dikur.
Dimri po vjen me flokë të tjerë
Ashtu si ti imazhin humb.


Atje mbi Dajt hëna po puthet,
Yllin dashnor po përkëdhel.
Mbase tani po i puth gushën,
Si unë ty diku njëherë.


A e mban mend o ato netë?
Netë notuar në dashuri.
Kur unë të puthja si një det
E hëna ndjente xhelozi


Tani tek eci buzë Lanës,
Me erën ngjitur kalipeç.
Trishtueshëm ujërat po më thonë:
Ku shkon kështu dashnor i keq?


A e mban mend o ato netë?
Netë martuar dashuri.
Kur unë puthja si një det
E hëna shihte në vetmi.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT