MADHËSHTI E ÇMIMEVE
(Humoreskë)
Tashmë jemi mbytur
Në borxhe të shumta,
Por do e zgjedh problemin
Për dimrin e ftohtë,
Kam blerë ca pelet
E pak cunga kodre,
Ta kaloj dhjetorin
Me shtëpi të ngrohtë.
Sa për Vit të Ri
Nuk mërzitem shumë,
Pesë kaçika pule
Na mjaftojnë atë natë,
Kemi mjaft muzikë
Rrok e tallava,
Ndodh dhe nga dritarja
Dëgjoj serenadë!
Sido që të jetë,
Lë të nis Janari
Nëse nuk bie borë
Kjo ka pak rëndësi,
Po cfarë do të bëhjmë
Kur fryen erë murlani
ky që ngrin cdo gjë
brenda në shtëpi?!…
E si ecën shkurti
Nuk e di askush…
Ndoshta zbutet moti
Në prag pavarësie,
Ndryshe s’do më mbetet
Ndonjë shteg më i mirë
Veç për gjithë familjen
Të blej batanije.
Sa për „Tavan çmimesh“
Thonë pritni…duroni,
Se jemi ngarkuar
„Me ca punë madhore“,
Ne presim të heshtur
Siç jemi mësuar,
Derisa të zbardhet
„Zbritja madhështore.“
Prej kësaj „mirësie“
S’ka gjë për të qeshur,
Kjo i bie mbarë
Kushdo që kupton,
Por ka diçka tjetër
Pyetje që nuk shtrohet,
Vallë kush nga garuesit
Luftën e fiton?!…
Madje sa ja vlen
Kjo zbritje banale,
Si për naftë, benzinë
2 – 3 cent më lirë,
Kjo shaka fundore
E ripërsëritur,
E vë në pikpyetje
Gënjeshtrën e kripur.