Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritBukurie Binjaku-ME SY SHPIRTI PAQËSOR!

Bukurie Binjaku-ME SY SHPIRTI PAQËSOR!

ME SY SHPIRTI PAQËSOR!

Sa të jem e sa të rroj
Shoqërisë dua t’i jap,
Afër-larg, të ndihmoj,
Qetësi shpirti, kur fal

.
Shpirtin, shtrirë qiellit
Retë gri t’i grumbulloj,
E t’i afroj, pranë Diellit,
Me sy shpirti, t’i ndriçoj

.
Ah ta kisha tërë atë fuqi
Tërë globin, kthyer paqe,
Shpirtit njerëzor, mirësi,
Mos derdheshin, gjaqe.


Njerëzit, të lindur njëlloj
Zoti bekuar, bardhë e të zi,
Për të lënduarit, unë lotoj,
Njëjtë na ka Zot e Perëndi.


Ndahen njerëzit, fe e parti
Ç’të përket mbaj në zemër,
Shpirt-unik, e madhe pasuri,
Me paqe, s’ka kurrë vdekje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT