Ta ndajmë botën bashkë
Hajde ta ndajmë botën bashkë
Kështu si jemi dy perëndi
Të mos ketë më luftra
Të mos ketë më grindje
Të iki smira nga ty, o njeri.
Hajde ta ndajmë si një kokërr mollë
Ta presim për place
T’i kullojë lëngu
T’i hapen farat
kudo në galaktikē
Të kercasë thika
Të copëtohet qenia
Nga e kuqja të dalë
E bardha në dritë
.
Hajde ta ndajmë të shkretën botë
Dy gjysma të largëta
Të bëjnë një të plotë.