Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-Anton Çetta plak i urtë

Valbona Ahmeti-Anton Çetta plak i urtë

Anton Çetta plak i urtë

Ishin dënuar vëllai me vëlla
Familje e fise të gjithë përça
Një plak urtak erdhi një ditë
Sfidoj kohën madhështia e fjalës së tij


Anton Çetta plak i urtë
Zemërbardhë e fjalën mjaltë
Shtriu dorën mbi çdo plagë
Hapi derën pëllumbave t’ bardhë


Plak i urtë me sy nga Dielli
Burrë vigan me shpirt Dardani
Fjala e tij trëndafil i sapoçelur
Krahët e shqiponjës besa i mori


Plak i urtë Bacë Antoni
Bashkoi zemrat e një kombi
Pikoi loti e dhembja gjëmoi
Dora dorën fort shtrëngoi


Bacë Antoni burrë fisnik
Sytë e tij reflektonin dritë
Për jetë e mot në histori
Emri i tij Legjendë n’ Dardani

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT