Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-Ti më mësove të rilind

Gjelina Maçi Keci-Ti më mësove të rilind

Ti më mësove të rilind

Ti më mësove se dashuria shëron,
Kur më puthe pa hile në çdo skaj shpirtit;
Ti më mësove të rilind sërish prej hiçit.


Ti më mësove se kur shpirti bleron,
Forca e gruas është mbi uragan,nuk ka të krahasuar,
Ti më mësove të buzëqesh sërish, të shpresoj, e të dëshiroj jetën.


Pavarësisht thikave të saj plaguar,
Ti më mësove se është shpirti ai që vlen

.
Ti më mësove se burri di të dashurojë pa kushte
Dhe se si lufton çdo çast për të mbajtur dashurinë të gjallë,
Duke falë pjesë nga zemra dhe shpirti yt i rrallë

.
Ti më mësove që nuk ekziston asgjë mbi Tokë,
Më të bukur, më të çmuar, më të fortë se dashuria e vërtetë,
Kur më vërtetove se vetë dashnia është jetë;
Ti më mësove se engjëjt kanë fytyrën tënde.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT