Saturday, August 9, 2025
BallinaVitrina e libritShaip Bllaca-Këndova

Shaip Bllaca-Këndova

Këndova

Këndova edhe atëhere
Kur e kishim të ndaluar këngën,
Nuk mundeni të na e ndalin këngët
Zemra këndonte duke bërtit pa zë!


Mbështetjen e kisha në forcën time
Në Forcën e Ndërdijes,
Çdo këngë që këndova, së pari
Tekstin e bëja për t’ ju përshtatur
Tungullit melodik të kohës.
Këndova edhe atëhere kur kisha lotë
Lotë malli për lirinë e tokës sime,
Edhe pse përbuzje kishim, por
Në heshtje ju përgjegjeshim…


A ka më burrërore te punoni,
të mos bërtitni…
Të shkruani të vërtetën dhe vetëm
Te vërtetën në tokën tënde

Çdo lindje e Diellit ka perendim çdo ditë
Çdo netë Hëna ndriqon,
Atëhere kur ka vransira nuk e sheh
As rrezet e Diellit, as shkëlqimin e Hënës.


Jeta dikur ishte e vështirë,
Edhe tani këtë liri që e gëzojmë
S’ e kemi të lehtë, por
Nji e vërtet e madhe është,


Lirishtë këndojm e lirishtë punojmë,
Të betohemi në kohën, ti lëm gjurmët
Gjurmët e jetës për te mirën e vendit.
Kam shkruar që nga vegjëlia
Kurr s’ kam bërtitur e u lavdruar,
Ju kam lën atyre… dikur, edhe sot
të bërtasin…

.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT