‘VJESHTA E LAGUR NGA LOTET E NENES’
Në stolat e parkut, të boshatisur nga shiu,
një grua e vjetër, rrinte menduar,
Vjeshta e lagur nga shiu dhe lotët
shpirti e saj si mal i rënduar
.
Vjeshta mu duk reckë e vjetër,
gjethet e zverdhura, trupin mbuluar,
shpatullat e saj të krusura nga hallet,
kjo kohë e lagështatë e ka lënduar.
Mu kujtua nëna kur u hapën kufitjtë,
e vetme ngeli me macen e saj,
djemtë ikën kurbetit mërguar,
harruan stinët vitet me rradhë.
Ishte vjeshtë tha gruaja e përlotur,
kur fëmijët ikën vetëm më lanë,
s’janë kthyer më, as verën e radhë,
as vjeshta kur ikën, s’u kujtohet më vallë.
Ja shkunda gjethet dhe lotët ja fshiva,
një leter më zgjati nga gjiri i saj,
ca numra telefoni, të shkruara shtrembër,
m’i lajmëro, po vdes,
t’më arirjnë të gjallë.
Kujt t’i bija?
më dridheshin duart,
nënën më kujtoi vite më parë,
kur ikën vëllezërit, më ngeli mua,
po kjo e shkreta, ku do vejë vallë?
Numëronte ‘Eurot’ plot nëpër duar,
ç’i dua bijë dhe qeni s’i ha,
shpirti nënës, do vetëm fëmijët,
të vdesë pranë tyre dhe bukë mos të ha…