Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritPrena Prendi-Kush na e vodhi muhabetin

Prena Prendi-Kush na e vodhi muhabetin

Kush na e vodhi muhabetin

Shkencë ,zhvillim për mrekulli
Fjalë e lirë për poezi
I biem shkurt me përshëndet
Gjejmë figura në internet.


Mblidhna bashkë me shoqni
Nuk të sheh ma kush në sy
Mban ato në telefon
Mendjen s’ka ,as të dëgjon.


Me pasë hall me thënë një fjalë
S’të dëgjon as vajzë as djalë
Hall i njejtë për çdo shtëpi
Muhabeti është kyç në dry.


I takojmë prindërit kur shkojmë
Profesionin se harrojmë
Nuk mendomë që herën tjetër
Ndodh diçka se janë të vjetër.


Kush na e vodhi njerëzinë
Po e teprojmë pak lirinë
Më keq pleqtë se të rinj
Kot me të ardh dhe miku në shpi.


Mendja bën e mendja pëson
Asnjeri s’na detyron
Të bëjmë kthesë me vehten tonë
Mos harrojmë çdo zakon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT