Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e libritBjondina Agolli-POEZIA IME

Bjondina Agolli-POEZIA IME

POEZIA IME

Pa detin poezia ime s’do kish kuptim
Pa dashurinë tënde kurrsesi.
Pa natën, hënën, perëndimet
Ajo do të ishte krejt mërzi.


Ç’kuptim do të kishte vargu pa ty
Pa universin, pranverën në lulëzim.
Pa kaltërsinë, yjet, kometat,
Vargu do të quhej: Mjerim

!
Ndaj stinës mbledh gjethet e rëna
Ndjek pas detin që më shket.
Grimcat e flokeve ngatërroj nëpër gishta
Tek fryma jote po marr drit dhe jetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT