KRISJE
Në kthinë të syrit
këndit të zemrës
s’më sheh më ashtu
si dikur
Ngas
me impulset e ditës
shpërthej ngashërim
Dhe zemreku i natës
më mbet në ofshamat e gruas
hokatare që qeshte pareshtur
gëzimin,syve i la heshtjen
Në retinë të shpirtit
dritë e muzgjeve të dashnisë
eshtë mjegullu
Në krisje ndjenjash
ditësh të ftohta dhjetori
po zë borë malli..