Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritSanie Tushi Rrokaj-GJËMIM NË SHPIRTIN E VRARË.

Sanie Tushi Rrokaj-GJËMIM NË SHPIRTIN E VRARË.

GJËMIM NË SHPIRTIN E VRARË.

Gurgullon jeta si ujë zalli
Aromat dhe ngjyrat
e luleve dallëdisin
C’do shpirt të marrosur
me hide dashurish ,


Mosha dhe vitet dot
se vrasin etjen njerëzore
Që.ndien shpirti –
Në pyllin vrastar te kohës godasin.


Ende pa lindur dielli mbi drunjë
Nëpër natë degjoj këngë
E fjalë valësh ,
Dëgjoj bisedat e yjeve
Me pemet e xhveshura

.
Dhe fjalët e kaltra te detit matanë,
Një grusht dhe, dy tre copa qielli
Heshtja e lotitit
Gjëmim në shpirtin e vrarë

.
Ti je e bukur moj vashë,
Por dashuria ndermjet nesh
Ajo është e pa mundur ,
Vaxhdat dritëdhënëse
të ëndërrave lidhen dhe cahen

.
Me natë
Rri në një profil guri
të gjëj prehje larg
nga mendimet


Se bota është mozaik
që shtrihet nëpër degë
Syri përgëdhel majat e maleve
Dhe i hedh profilet
Në një qiell pa ngjyrë,


Fijet e barit nëpër gurëz
Janë buzë që flasin
pa pergjigje ,
Ti je si valë e bute ,
që mi tret mendimet

,
Je ujë i kthjellët
Ngjyrë gurëzish te latuar
Diell i tejdukshëm
Qiell e re

,
Me sy te hapur
Vidh nurin tim
Kur te shkosh , shko drejt
Harrimit ku u nisëm


Ajo që mbetet le të jetë
Prush i një shikimi te djegur ,
Kur të shkosh meri me vete
Sytë dhe shko,shko,shko.


Dhe kokën mbas asnjëherë
Mos e kthe ,Ajo dashuri
S”ka egzistuar
nis rrugën tënde të re ,

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT