Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritBukurie Bucpapaj-POET I DËBORËS

Bukurie Bucpapaj-POET I DËBORËS

Zotrote, sot fjolla -fjolla,
Agimin zbukurove me bardhësi.
Aq e brishtë e butë hireholla,
Si lëkura e një femre, dukesh ti…


Thënë drejt, ky tisi yt të ngjan,
Si peneli i një piktori me telajë.
Tablonë vizaton në çdo anë,
Syri kundron magjinë n’çdo skaj.


Mbi nota vargëzimesh, lundronë si valë,
Muzën e përkëdhel, ashtu ngadalë.
Fytyrën, buzën, flokët ledhaton,
E ftohtë je, por ti të mrekullon….


Bora e parë, si dashuri e parë,
Ka atë veçantinë të pakrahasuar.
Pemët duken nuse me vello të bardhë,
Ndërsa, ti, mes fjolla fjalësh,
bëhesh poet i stinës të munguar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT