Thjeshtësi
Mbase nuk do të bëhem hero një ditë.
E dikush të më vinte ne qafë një medalje
Teksa shampanja të derdhej në shkumëzim
E supet e rënë të mbusheshin me petale.
Më tej, të pushtoja ekrane e faqe gazetash.
Me ca lavde që kurrë nuk i kam shijuar.
Do të më dukej vetja si Titanik i ri mes dallgësh
Po madhështinë do e ulja si kalë i gjunjëzuar.
Ballë heroit skllav i mjerë të isha nuk do të doja.
Ashtu të lidhur me zinxhirë në gojë e në këmbë.
Dhe nëse anonimati do më ndiqte në kohëra
Vargun e fundit për thjeshtësinë do ta thur.
I dua tribunat me dafina, tollumbace dhe drita.
Shumë herë para tyre duart kam gjakosur.
Me tej tribunarët nuk i dua si boçet te pisha
Që në zheg bien në dheun e shkrumbuar.
Po ç’të bëj mes qiellit dhe gurëve të tokës?
Ballë heroit ka dhe ca sy të lëngëzuar skllavi.
Kur flet qaramani, do të vë lulet e mollët e shportës
Po fjalën s’e dua si uji që mungon te lavamani.