Sunday, June 29, 2025
BallinaSportAchraf Hakimi është shumë i lumtur te Paris Saint-Germain

Achraf Hakimi është shumë i lumtur te Paris Saint-Germain

Gjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar “zëra” të shumtë për të ardhmen e yllit maroken, Achraf Hakimi, i cili zhvilloi paraqitje fantastike në Kupën e Botës, duke e ndihmuar kombëtaren e tij drejt gjysmëfinales së turneut, për herë të parë në historinë e një Kupe Bote.

Megjithatë, ditët e fundit mediat italiane kanë raportuar se Hakimi është i dashuruar me Interin, dhe se një rikthim i tij në “Giuseppe Meazza” nuk duhet të përjashtohet, por si duket këto zëra do të mbesin vetëm spekulime.

Agjenti i Hakimit, Alejandro Camano foli për të ardhmen e klientit të tij, duke thënë se ai është i lumtur te Paris Saint-Germain.

Achraf është tejet i lumtur te Paris Saint-Germain dhe ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Nuk ka bisedime ose negociata konkrete me ndonjë klub, Hakimi është 100% i fokusuar te Paris Saint-Germain.”,- tha Camano. /i.m /abcnews.al

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT