MAGJISHËM
Magjishëm ushton fjala jote
E gurzit shndrisin mbi plurin pranveror
Shkëlqim yjesh flakërojnë mbi shtratin tënd
Edhe kur ec edhe kur lodron mbi valë
Magjishëm ec jeta
Sythe lulesh jargavan
Mbulojnë dashurinë tënde të parë
Si pajë e vashës kur nusëron
Magjishëm spërkalat e gurrës lagin qepallën
E syrit i falin shkëlqim
Rrjedhojë tingëllore shpërndajnë
Mbi gur të kalasë rrëfejnë dashurinë
Magjishëm xhamat trokasin nga shiu
Se jeta ec mbi binarë
Këngë balade n’tel t’kitarës
Refreni i pa kënduar më parë
Magjishëm ec jeta…