Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritShire Dhima-Malli im.

Shire Dhima-Malli im.

Malli im.

Eh malli im, në rryma fatesh lundruar, kërkon një drejtim
Dhe hëna dritzbehur, në mjegull gjurmët ngatërruar
Mjegulla puthur gjithë qiellin, puthur edhe njerin
A thua se malli dhe mjegulla shtohen si embrion i farezuar?


Kapluar lodhja malli im, fytyrë vrenjtur, cehre prishur
E rëndë pesha që mban mbi shpinë, prap s’ta largoj urinë
Sa zjarrthe brenda që ti ke ndezur, thesin se paskan grisur
Vetëm zemrën zaptuar e flakeruar, digjet si kongjill


Eh malli im ,lodhur në rrugët pa lodhje, që s’kanë të sosur
Jepi dhe pak rrugës, ndoshta dhe do, ta ketë si kujtim
Ti ecën i gjallë, brenda zjen, I përhumbur , si i varrosur
Lodhja me tha dhe mua, erdhi tek ti, lodhja ka një shpagim


Eh malli im, era xanxare, të sulmon hera herës
Pa prekur këmbët mbi dhe, me sherrin buzët i lepin
Ty prap nuk te ndahet, sa të dritarja, dhe në kercitjet e derës
Jep e jep, rrokulliset mbi tjengulla, kërcen mbi komshin


Eh malli im, rrugët e botës ke matur me gishtrinj
A thua si Magelani, që botës i bie rreth e përqark
Me duket se po mbërrin, atje ku ishe në fillim
Puthe vendin tënd, derdhe të gjithë djersën e tharë pa gjak,


Qetesohu tani malli im, hidhu krah rrugicave të fëmijërisë
Oborri po të sheh në sy, pa ty ndihej i vetmuar, ishte jetim
Pragu s’levizi prej vendit, aty ulej nëna ime, shijoja të emblen sise
Po babai nëna ku janë?,a shkon ti malli im, ti puthesh në amshim?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT