Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritRajmonda Qose Shkopi-Endërrat m'i le zgjuar

Rajmonda Qose Shkopi-Endërrat m’i le zgjuar

Endërrat m’i le zgjuar

Ç’ish ajo gjëmë që më ndodhi
Ndaj mëngjesit në agim?
Ujerat shumë i turbullove
Në detin e shpirtit tim


E të prita gjithë natës
Të gjitha ëndrrat i lashë zgjuar
Po ti s’erdhe me pelerinë puthjesh
S’më mbulove, më le zbuluar


Gjithë natën dalldisi qielli
U tërbua, çirrej kot më kot
Madje hënën ma fshehu
Nga dritarja s’e shihja dot


Pastaj qiellit iu luta, i fola për ty
Nga mallëngjimi i dhimbjes sime
Lotë i shndërroi në shi


Po ç’pate që nuk erdhe?
Më thuaj kush të zemërojë?
Nëse nuk më vjen as sonte,
mos prit që nesër unë të ftojë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT