Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritNurie Emrullai-Semiotikë

Nurie Emrullai-Semiotikë

Semiotikë

Ka kohë që një shami valvitet
mbi oxhakun e botës.
Ngjan si shamia e krejës që nën të,
gjyshet i fshehin ditët e tyre.


Përse kjo shami e bardhë valon aq larg?
Për kë vallë?
Kujt shenjë po i bën?
Era luan në trup të saj,
vallëzon a përpëlitet mbi kohë?


Kohë lufte- pëshpërit goja e tokës.
Se veç fëmija mbetet në ne,
e pranojmë në kohë krizash.
Se belbëzimi lindi
për ta fshehur thellë
frikën, përçmimin, dështimin

.
Ka kohë që një shami valvitet
midis dritareve të botës.
A është e bardha gjithnjë pastërti?
A pastërita është gjithnjë vdekje?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT