Imagjinata
I përhumbur
Në imagjinatën që ma solli heshtja
Ec labirintheve kuturu
Prangosur nga jeta.
Më shfaqet fytyra jote
Ashtu e dëlirë, e pastër e pa njolla
Do lëndohesha rastësisht të ndodhte
Dora jote të me prekte akoma.
Syri yt i kaltër
Qiell e det bashkë i përbin
Do verbohesha përjetësisht
Po të ngulitej të unë ai shikim.
Sa afer po aq edhe larg
Imazhi yt më ik me erën
Këtë natë të ftohtë të ndjek nga pas
Fatamorganë e zhdukur në humnerën.
Ti imagjinatë e kotë
Që mi kafshon orët e mija
Më dërgon larg diku në botë
Atje ku pa adresë është dhimbja.
Ik, më ler të qetë!
Mos mi tundo ndjenjat
Kohën e kam shumë me vlerë
Jetoj nga realiteti dhe e vërteta.