Roberto Martinez është trajneri i ri i Portugalisë. Ish-trajneri i Belgjikës ka nënshkruar deri në vitin 2026 dhe është prezantuar sot në një konferencë për shtyp.
Pyetja e parë për të ishte për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, ku tekniku spanjoll ka folur për ikonën e kombit.
“Vendimet e futbollit merren në fushë. Unë nuk i marr vendimet në zyrë. Pika ime e fillimit është lista e Kupës së Botës dhe Cristiano është një lojtar në atë listë. Ai është në kombëtare për 19 vjet dhe meriton respekt. Ne do të ulemi dhe do të flasim me të gjithë duke filluar nga nesër”, tha Roberto Martinez./ h.ll/abcnews.al