KUR U PËRSHËNDETËM
Kur u përshëndetëm për herë
të fundit
Shtrëngova zemrën dhe gjithë
trupin
Që mos të trishtonte pikëllimi im
më shumë sesa ndarja
Nuk më tradhtoi zemra, as buzët,
as goja
Më tradhtuan sytë
Dy lot me dy qerpikë u këputën
në çast
E mbyllën trishtueshëm këtë
dramë.