Stolia e qytetit.
Në hyrje të qytetit tonë,
përballë malit të bekuar,
Diell_buzëqeshja jonë,
stolisur,shpirt zbukuruar.
Djathtas,sallon në ngjyra,
stiluar në dorë mjeshtërore,
bukuri magjike,si vet’ natyra,
klientelë në hire femërore.
Në agime mëngjesi,aty,
vezullimë,ndriçim yllësie,
buzëmbrëmje,drit’ në sy,
mbarësi,sinjal mrekullie.
Krenohem për vatan,
qyteti im,xhevahir i rrall’
i shtrenjti ynë,Poliçan,
të puth çdo banor në ball’
Vargëzoj plot dashuri,
për grimieren duar’artë,
mozaik pikture,hijeshi,
etikë,finesë,ballë lartë
.
*Dedikuar ty mike fisnike,
gëzimi ynë,i ç’do dite…!
( Për A.H )