ABSTRAKTE ËSHTË DASHURIA
Ca thonë se dashuria nuk ekziston,
Ca thonë abstrakte është dashuria,
Ti mbase ngarend dhe kudo e kërkon,
E ndjen, por s’ kapet si hija.
Dhe ecën tutje lumit matanë,
Pranë valëve të tij me qetësi,
Ngjan si një fllad që kalimthi t’ vjen pranë,
Dhe t‘ ikën prapë me shpejtësi.
Ti kot nxiton ta kapësh me dorë,
Ajo tretet, sfumohet,
S’ kapet se të shkrihet si një fluskë borë,
S’të qaset, as pushtohet.
Por ti vazhdo,kërkoje prapë,
Edhe i dehur, kudo që të jesh,
Mbase i dehur i bërë krejt tapë,
Ajo vjen vet dhe të buzëqeshë.