Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-...."Nënokja ime...stoli i vetmuar dhe Unë...!!!"

Pirro Minella Millona-….”Nënokja ime…stoli i vetmuar dhe Unë…!!!”

….”Nënokja ime…stoli i vetmuar dhe Unë…!!!”

….Sa mall kam për këtë stol këtu buzë Lanes, kur mbasdite për mbasdite, vinte Nënokja ime e mirë.

Dilte e heshtur, tek dera na thoshte:

-Po shkoj tek stoli se aty me vjen një “mik” dhe llafosemi gjerë e gjatë.

Disa here isha matur ta ndiqja Nënoken time për të njohur mbase dhe në distancë, atë “mikun” e saj.

Dhe kështu bëra një mbasdite vonë pasi Nënokja u vesh ashtu thjesht, por tepër pastër, e ndoqa nga larg.

Kaloi uren e vogël të Lanës, u kthye majtas dhe pas pak u ul në këtë stol. Kalova dhe Unë urën e vogel dhe qëndrova vetem pak metra larg stolit. Shpresoja se do të vinte “miku”.

Ndërkohë po ndiqja me vëmëndje mimikën e Nënokes time. Belbëzonte ulët, kuvëndonte me dikë.

E lashë Nënoken time, vetëm kur pshëretiu thellë, une u afrova me kujdes dhe u ula pa bërë zë në stol.

I hodha dorën në qafë e përqafova fort dhe të dy u përlotëm.

Nënokja ime e mirë kuvëdonte me “Gaqen”, bashkëshortin e saj të mrekullueshëm, Babushin tim të pazëvëndësuseshëm.

Një copë herë të dy në heshtje bluanim mendimet tona.

Pastaj Nënokja me pëllëmbën e saj më fshiu lotin e fundit dhe më shpjegoi:

-E shikon që e kam “mikun” tim që kuvendoj çdo mbasdite.

I llafos për veten time, për mallin që kam për të, i flas për Ju, për çupat tona, duke ja përshkuar me hollësiçcdo ndryshim të tyre sipas kalimit të kohës.

Dhe “Gaqja” më dëgjon me vëmëndje, më shikon thellë në sy.

E di e ka marrë malli për mua se iku i ri, mbase po vjen dita që edhe unë ti shkoj pranë.

Bir më thërret dashuria e parë dhe e vetmë e imja në jetë.

Atje do të kemi kohë ta shijojmë edhe këto vite që kemi qënë larg njëri tjetrit.

Nuk flisja, i shtrëgoja në duart e mia pëllëmbën e saj të ngrohtë.

Fola dhe Unë:

-Nënoke edhe Unë jam rritur tashmë, jam bërë prind dhe Mua mu zbardhën floket si Ty, por Ti çdo here rri zgjuar kur unë vonohem, të lutem mos e vë veten kaq në siklet nuk jam më fëmi.

Më shikoi thellë në sy.

-E di-vazhdova Unë- për Ty, Unë gjithmonë mbetem fëmijë, Ai “çamarroku”, qe ja “ndizje ” kërcinjtë e holle me “cukunidhat” e freskëta mbledhur poshtë pallatit.

….Dhe folëm shumë të dy Unë fëmija, burrë e prind dhe Nënokja ime e thinjur aty buzë Lanës……

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT