-EJA, SI NJË SIRENË-
Pse m’i këput flatrat e brishta të zemrës,
Sikur papritur të isha armiku yt,
E ma shkel pa mëshirë lulnajën e ndjenjave,
Me ujëvara dhimbjeje pse m’i mbush sytê?
Ëndrrave tona, gjumin e kalter pse ua prishe,
Vetëtima zhgënjimesh më solle me stuhitë…
Rika ime syshkëlqyer, pse u trete,
E humbe busullën atje ku ziejnë xhelozitë,
Tani në dallgët e detit të inatit mbete,
Atje mi shpresa humb e ku heshtja vret…
Nëse zemra pulson ndjenjê brenda teje,
Eja, si një sirenë që nuk i trembet dallgëve,
Lere pas përgjithmonë mjegullën e dyshimeve…