Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritFazli Ferati-AS ËNDËRR NUK MBETE

Fazli Ferati-AS ËNDËRR NUK MBETE

AS ËNDËRR NUK MBETE

Koha bëri të veten
As ëndërr s’mbete
Si bryma para diellit
Humbe e u trete


Vitet që kaluan
Athua na paskan faj
Erdhëm në këtë kohë
Ku jeta na ndau


Rrugët na ishin të ndara
Secili rrugës së vet
Ama respekti është virtyt
Çdo njërit i përket


Ai që s’falë të tjerëve
Respekt e nder
Është si një lule e këputur
Që hudhet si e pavlerë

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT