Dy sjellje….
Epigram-1
Mendja ndodhet në një terror psikologjik!
Krenaria godet gabimin me “kamxhik”….
Justifikimi dhe krenaria kur rreh gjoksin,
Dy sjellje me vlersim të ulët për veteveten!
Deda Vuklit
Vendnumëro!
Epigram dy
Fëmija vjen nga mbretëria e të mundshmes,
Ku nuk ekziston fjala e pamundur!
Duke hasur në realitetin e gjerave,
ku mendja
ecën përpara, dhe zemra e ndjek nga prapa….
Mbretëria e të rriturve,
i bën hapat vendnumëro….
.
Dy gjuhët e psikologut!
Epigram tre
Ti more psikolog, që ke mbetur vendnumero…
Kupton vetëm ato gjëra që studiove në universitet!
Duke këshilluar me gjuhën e modernes,
Ke harruar gjuhën e shpirtit dhe të zemrës.
Dy arsye!
Epigram katër
E vërteta është e vërtetë.
Mblidhe veten dhe mos qaj
Kur gruaja gënjen burrin ka dy arsye:
1–Nuk është e sigurtë në dashurinë e tij.
2– Nuk është e plotë në dashurinë e saj.
Nevoja psiqike!
Epigram pesë
Vuajtjet janë rezultat i dëshirave të mia,
Që materializohen nëpërmjet ekzistencës së tjetrit….
Do të vuaj përderisa besoj se tjetri,
Është apo nuk është një rreze drite!
Është i nevojshëm të më plotësojë
Vetëm një nevojë psiqike!