Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e libritAna Petani-Pret vatra

Ana Petani-Pret vatra

Pret vatra


Në vatër nuk ka zjarr
Veç hiri tretur
Oxhaku qoshen e ka bosh
Me ëndrrat të çuditshme
thëngjinj të heshtur
Presin një dorë ta ndez


Të fikur aty në vatër,kur i ndezi nëna
Nuk mbahet mend sa vite kanë
Kërkojnë me dhimbje aty pikë rënat
Jeta të vazhdoj si më parë
Në krye të oxhakut bastuni i gjyshit
Po pret një djalë a nip ta lëviz
Rënkon si i varuri në litar,nga gozhda
E jetën të nis.


O vatër e zjarrit përse u shove??
Ku ikën,ku vajtën bijtë e tu??
Përse mes lotësh kurbetit i përcolle??
A do kthehen,më këtu??
Po ngrihu o nënë e çele zjarr
E mblidhi bijtë e tu të mirë
E hapi portat të dyja kanat
Si dikur, mëngjeseve pa gdhirë
E tymi të dal lart nga oxhaku


Shtëpitë të gjëmojnë si zgjoje bletësh
Oborret të gjëmojnë në ahengje dasmash
Rrugët të ndrinë në dritën e hënës
E të dehen djemtë me aroma vajzash

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT