….Njeriu kalon tërë jetën e vet dhe e ndan mes:
Jetës publike, në raport me shoqërinë dhe miqësinë.
Jetës private, në raport me familjen dhe miqtë e ngushtë
Jetës “sekrete”, në raport me të fshehtat e shpirtit të tij…
Besoj të ka ndodhur ndonjëherë të dehesh…??
Të dehesh, po të biesh në shtrat e dehur komplet dhe pa pirë pikë vere.
Dehur nga kujtimi i vetëm i atyre pak orëve të jetës tënde sekrete, e dehur nga ato kujtime të paharushme. Të atyre orëve që të çuan në botën tjetër, në atë botë magjike.
Po atëherë kur gotat tuaja ishin të mbushura me pasionin e zjarrtë dhe epshin buzë më buzë.
Drithërohesh edhe tani kur e kujton.
Psherëtin thellë:
-Ahhh… dehje si ajo nuk do të ketë të dytë.
E mban mënd që shprehje ato dëshira qe i kishe varrosur shumë thellë në ato sirtare të pluhurosura nga harresa e viteve dhe ato orë me zë të larte i shprehje me plot pasion dhe epsh .
Ajo ishte dehje dhe pa patur nevoje të pije çdp lloj pije, qoftë edhe verë të mrekullushme, sado e shtrenjtë të ishte.
Po, po të deh kujtimi i atyre orëve sekrete.
Vitet bëjnë punën e tyre, largohen një e nga një, edhe ato orë çdo herë largohet më shumë, por Ty përsëri të duket se ka ndodhur dje dhe është e freskët në kujtimet e tua.
Asnjëherë, ajo nuk merr statusin “e vjetër, e harruar”.
Besoj të ndodh, që pa pritur të zgjohesh nga gjumi në gjëndje të dehur si atë natë.
Ashtu e zhveshur lakuriq ne shtratin tend te ngrohte te bere rremuje si ato orë.
Çudi vështron për rreth dhe veshtron me kujdes se dehja e atyre orëve të pret aty ulur në cepin e shtratit tënd.
E di, që pa dashur ashtu, në atë gjëndje, që je pa kontrolluar dhe rregulluar frymemarjen e shrregullt, të nxituar, nga shpirti i trazuar, të del një psherëtimë e thellë, të “ngulçon” shpirit yt, aty në skutat e tij sekrete.:
“Ah,… nuk vjen më, si ajo dehje e atyre orëve të paharruara..!
Dhe i drejtohesh Zotit me duart ngritur lart:
-Pse o Zot nuk vazhdoi më gjate, pse më dënon kështu, kaq mizorisht ?”
Po ke të drejte, dehja nga buzë e përvëluara, dehte më shumë, se çdo lloj pije të shtrenjtë.
……Tek, ato puthje plot pasion zjenin damarët dhe gurgullonte gjaku i nxehtë. Ato puthje shtonin të rrahurat e zemres tej limitit të lejuar dhe buzët kompozonin tingujt, ata tinguj, që edhe sot vetëm Ti i dëgjon aq ëmbël në shpirtin tënd.
E pra jam i sigurte se e mban mënd atë “dehje”, kur pa pirë shprehje ato fjalë, ato dëshira të marra, se ishin ato puthja, alkoli yt, ishte pija më e shtrenjte…..