Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritEnertin Dheskali--ETJE E ÇMENDUR-

Enertin Dheskali–ETJE E ÇMENDUR-

-ETJE E ÇMENDUR-

I etur është trupi im për lëkurën tënde,
Aq sa të gjitha etjet do t’i thante si shkretëtira,
Çmenden ndjenjat që vetëm ty të kërkojnë
E të ndjekin pas edhe në ëndrra
Ashtu si bletët e roitura,
Ndjekin mbretëreshën e çartur,
Nëpër udhët e panjohura tê përtëritjes…


Pas shkëlqimit të syve enden mendimet,
Shkrihen në buzët e tua të vogla,
E pastaj vrapojnē nëpër kurmin e nxehtë,
Duke ngritur dallgë pas dallge në shpirt…
Ngjethen në qafën ndjellëse puthjet,
Dashuri të marrë bëjnë me klithjet e tua,
Me belbëzimat, me kafshimet e ëmbla
Që fërgëllojnë nën rrahjet e çmendura të zemrës
Dhe treten ngadalë, koten të përgjumura,
Mbi gjoksin tënd të vogël…


I etur është trupi im për lëkurën tënde,
Dhe shpirti për shpirtin, i etur…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT