S’dua ta besoj, që ke ikur me të vërtetë,
Kur shoh foton, që buzëqesh në mermer,
Por unë të mendoj, se je diku e më pret,
Ashtu siç pret hëna, muzgun që të bjerë
.
Se unë për ty, disa vargje dikur i thura,
Nga dhimbja e madhe, më digjte një mall,
Një tufë me trëndafila, kur tek ty i vura,
Të fola lehtë ; – ngrihu tani, bëhu e gjallë…
Dhe prisja që të ngriheshe, me të vërtetë,
Por, jo si Jezu Krishti, që në qiell vetë iku,
Unë doja, të ngriheshe, për të dytën jetë,
Dhe mos të shihja kurrë, lot tek qerpiku.
NATA
Nata e ëmbël, më vjen mengadalë,
Si një grua me vello, që del mbi lumë,
Më përkëdhel, e më të ëmbëlat fjalë,
Kur shtrihem më thotë :- fli tani gjumë!
Natën e dua, pikërisht se është natë,
Por, dhe nga errësira, frikë jo nuk kam,
Ëndrra të çuditshme, shoh pastaj prap,
Sikur më vjen ti dhe më rri aty pranë.
Mbrëmë për çudi, ti s’erdhe tek mua,
Por një shkak e kishje, që të mos vije,
Më munguan mbrëmë, ledhatimet e tua,
Dhe aromën e buzëve, që tek mua lije.
Mengadalë siç vjen e ashtu ikën nata,
Si mjergull e lehtë, që era tutje e largon,
Por edhe në dimër, kur netët janë të gjata,
Ajo vjen gjithmonë, kur dielli perëndon.
SI ÇORBË QENËSH
Ti më mburre, duke bërë një vlerësim,
Të falenderova, për të mos u ofenduar,
Nuk e dija, çdo t’më kërkoje në këmbim,
Të mburrja dhe ty, për ç’ka kishe shkruar.
Të thoshja të vërtetën, qe pak e vështirë,
Ashtu siç pretendon ti, se je një” mjeshtër “
Atë që meriton, do ta thoshja me dëshirë,
Por të mburrja, do të ishte një gënjeshtër.
Dhe nuk e di, se çfarë është më e mira,
Të heshtësh, apo të tërhiqesh mënjanë,
Se fjalët me mburrje, më duket të pështira,
Si çorbë qenësh, që ka mbetur në kazan.