Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritValbone Hoti-DO TË VJEN AJO DITË

Valbone Hoti-DO TË VJEN AJO DITË

DO TË VJEN AJO DITË

Do të vjen ajo ditë
Kur unë s’do të shkruaj më për ty
As s’do të kërkoj tek vendi i vjetër
As s’do të jesh në ëndrrat e mia

Do të vjen ajo ditë
Kur pena ime s’ka ngjyrë për ty
Kur sytë e mi s’do të kenë më lot
Kur do të lë të qetë ty e veten në këtë botë

Do të vjen ajo ditë
Kur s’do të këndoj më për ty
Dhe ditët e netët e zjarrta do të shuhen
S’do të ketë përqafime malli më kurrë

Do të vjen ajo ditë
Kur nuk do të jem gjallë
Atëherë harrohemi unë dhee emri yt
Dashuria jonë do të mbetet mes vargjesh

Atëherë kur t’i mbyll sytë
Do të shterohen lotët
Dashuria për ty
Malli për ty
S’do të ketë kush të shkruaj më për ty
Do të vjen ajo ditë
Në dhimbjen time do ta gjesh veten
Në vargjet që dikur i thura për ty

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT