PRANVERË NË SYTË E MI
Çdo gjë gjallëri
Ashtu sheh syri im
Gjelbërim e pranverë
Shpresave të mia mbillen
Arën e ujis me ujë kroi
Dëshirash
Shpresat i mbëltoj pranverës
Acari kur përqafon çdo gjë
Sytë e mi
Gjelbërim shohin
Ngrohtësi e shpirtit
Bebëzat retinës m’i përshkon
TË DUA DARDANI!
Atdhe, i përflakur, i rrënuar
Harbutë barbarë tokën ta shkelën
Plisin përtokë ta përdhosën
Shekujve urë robërie ishe
Sa plagë t’i gravuan në trup
Sa të rinj t’i vranë
Sa lot u derdh
Sa tokë u copëtua
Të leckosën në qindra lecka
Hartën ta copëtuan
Nuk u gjunjëzove
Nuk u tunde
Sërish linde për të mos vdekur kurrë
Të dua Dardania ime!
Për gjakun e derdhur
Për plisin e bardhë
Për trimat tanë
Për shqiponjën dykrenare
Imja Dardani!
SHKOPI MAGJIK
Sa shkrime lexova
Mitet popullore
Në imagjinatë më prekën
Hyra në botën e përrallave
Shkopin magjik e kërkoja.
Pyesni se çfarë më duhet?
E lehtë fare përgjigjja
Ta ndryshoj botën
Njerëzit t’i frymëzoj me dashuri
Ta zhduk të keqen e çdo mëri.
E vodha nga përrallat
E solla shkopin në realitet
Do ta përdor nëpër kohë
Të keqen ta shkatërroj
Shkopi magjik
Në duar të rinisë do të lundrojë.