Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritDije Demiri Frangu-MËSIMI I HESHTJES

Dije Demiri Frangu-MËSIMI I HESHTJES

MËSIMI I HESHTJES

Fola e fola mbrëmë me ujin me dritën me drunjtë
Fjalët më mbështollën si plagë të hapur
Po të vaksinuar me heshtjen
S’ çau kokën kush

Humnerë e zezë koha s’po mbushet me asgjë
As me zjarret as me vdekjet –fola e u ankova
Njerëzit si të humbur po prodhojnë fekale
Të trembur po e shëtisin depresionin
Udhëve të botës të Prishtinës
Nën blirët që janë kacavarë nga dashuritë e humbura
Po shëtisin
Fola e fola e fola

  • kush s’bëri zë

  • Fola e fola e fola
    Pse tokët e përgjakta rrinë përherë në pistën e modës sfilojnë
    E gurmanë të hareshëm shëtisin udhëve shlirë
    Me duart mbushur vdekje
    -të vaksinuar me heshtjen
    Si asfalti, s foli kush

  • Tash po mësoj ushtrimet e heshtjes
    T’ mos çaj kokën për heshtjen e botës
    TË NGJASHME

    Komento

    Shkruani komentin
    Shkruani emrin

    TË FUNDIT