Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Nëpër kohëra!T

Teuta Beqari Osmani-Nëpër kohëra!T

Shoh përjashta me sy, të ndrij’
një bardhësi më verbon tej
një shkëlqim më jep refleks
m’u bë tani një mësim në Diell.


Shoh gjithë kohën e arrir’
duke parë ëndrra, natë ditë
mbi të zezën, një dritë ndrit’
bardhësi më hyn’ në shpirt!


Rruzulli i Tokës ka hedhur mbi shpinë
si një pallto dëborë ,luku i tij
s’ka pranverë të mos mbij’
kur vjen koha , në kohë të tij’.


Dhe pas xhiros vijmë e s’vijme
dikush mbetet e s’arrin,
dikush ikën me fluturim
dikush me vrap , gjëmon stuhinë.


Kohë e shkuar , kohë e tashme
gjithë motet janë si vargjet,
mbjellin frytet të piqen në kohë
në kohë të ardhur, me dashuri plotë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT