PSE E NGATËRROVE UDHËN
Fjollë në sa lot ke rënë për të pushuar,
e sa s’të kuptuan asnjherë,
pse e ngatërrove udhën,
në dritare tek xhami i krisur
ndoshta malli i vjetër,
të kish zënë pritën
akull u bëre dhe njëherë.
Strehës së shpirtit dilte avulli,
zemra nidiente diç të ftohët
krahëneza fliste mbi ëndrrën,
dhe s’lente fjalën
më dalë dot
.
Pritjes ngutëshin nën strehë,
duke u dridhur dy zemra,
kush po e thotë e parë fjalën,
fjollës së re akujve të vjetër,
një lule e një çokollatë,
presin radhën
kush e para
t’i shkrin akujt
të bëhet dhuratë.