Qesh me engjëjt.
Këmbana ka lënë ca tinguj nëpër natë,
Dhe Shëndaumi fle me engjëjt përqafuar,
Hëna e argjëndë ka dal mbi malë të Thatë,
Shikohet fodulle mbi gjol pasqyruar.
Pastaj nëpër natë nga maja e malit zbret,
Majë gishtash hyn ku vajza fle përhumbur,
Një det me dritë mbi kurmet i derdh,
Dhe vasha shkëlqen si ëngjëll i bukur.
Këmisha e hollë qëndisur me pikla inxhie,
Gjith’ gjoksi përjashta nga kopsat zbërthyer,
Mbi gjinjtë e bardhë dy kokrra qershie,
Ngjitur këmisha kofshëve argjend lyer.
S’ngopen duke e parë, nis qesh nëpër gjumë,
Mos qesh me engjëjt kopshteve qiellore!!?
S’desha ta zgjoj i mjeri, s’duroj dot më shumë
I shkrehur ja thith buzët me aroma çmendurore