Ajo
Ajo është akull,
andaj edhe nuk ia sheh dot plagët.
Nuk mund ti shkaktosh të tjera dhimbje,
është mjaftuar me errësirën e humnerës së saj.
E zjarri që i’a përvëlon në brendësi çdo qelizë,
nuk ka arritur ndër vite të shkrijë
akullin e zemrës së saj.
Pastaj si do t’ia arrish ti?
Eshtë e fortë,aq sa të gjithë besojnë në lumturin e saj
e nuk arrin t’i shohin acarin e ftohtë
që zemrën i ka ngrirë bashkë me lot!
Ajo zgjodhi të mos i mbyllte syt kurr,
që të mos jetonte nën hijen tënde ,që i kishte zënë
Rrezet e dielli ditën
E dritën e hënës natën.
Derisa vdekja ta çlirojë!…