Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritRrahmani asiston në fitore, Napoli marshon drejt titullit në Itali

Rrahmani asiston në fitore, Napoli marshon drejt titullit në Itali

Napoli ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Sassuolos, në takimin e javës së 23-të të Serie A. 

Napolitanët importuan tre pikë domethënëse dhe po marshojnë drejt titullit në Itali.

Futbollisti Kvaratskhelia pothuajse nga gjysma e fushës, kalon lojtarët dhe nga rreth 16 metra shënon gol në këndin e poshtëm të djathtë, 0:1

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka dëshmuar lojë shumë të mirë.

Ai ka asistuar në minutën e 33-të për Osimhen, i cili nga këndi i vdekur ka shënuar për 0:2.

Nedim Bajrami u paraqit standard për Sassuolon por zhgënjyen tifozët e tyre.

Bajrami u zëvendësua në minutën e 79-të.

Napoli kryeson me 62 pikë, ka 18 më shumë se Interi në vend të dytë dhe Sassuolo renditet në pozitën e 15-të me 24.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT