Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritVioleta Kadriu-PËR TY PRAPË KISHA LERË

Violeta Kadriu-PËR TY PRAPË KISHA LERË

PËR TY PRAPË KISHA LERË

Nuk më duhet asgjë mua i yllit shkëlqimi,
se për mua, i dashur, je më i ndritshmi yll,
nuk më duhen lulet, as i drurëve bulëzimi
se kur të kam pranë,jam në më t’bukurin pyll!


Nuk më duhet mua zëri i bilbilit,
le të këndojë këngën më t’bukur, n’ duet me kanarinë,
kur ti m’ përqafon e ” Të dua!” më pëshpërit pranë veshi
zëri yt nxjerr tinguj si më e mira këngë me violinë.


Çfarë më duhet tjetër
kur kam buzët tua si mjalta,
që kur më puthin me zjarrë
çdo stinë ma bëjnë pranverë,
e përveç trupit tënd trëndafil,
rritë në këto bjeshkë të nalta
që njëmijë herë po të lindesha
prapë për të do të kisha lerë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT