Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritBledi Ylli-Dielli im...

Bledi Ylli-Dielli im…

Dielli im…

Sa ngjyra kanë ata dy sy
E sa më thonë ashtu në heshtje.
Por unë kam frikë të pyes ty
Prandaj mbetem në kureshtje!


Kur ti i mbyll më fshihet bota
Kur i hap sërish më vjen
Rreze zjarri, sa të forta
Le t’ më djegin. Më pëlqen …


Më pëlqen të robërohem
Asaj ngjyre që mahnit.
E në ndodhtë të dashurohem
Ti mos fol … Mos u çudit!


E në ndodhtë të dashurohesh
Lëri sytë të flasin vetë
Dashurisë kur i nënshtrohesh
Vërteton që je në jetë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT