Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritDed Nikoll Luca-E këndëshmja dhe e dëmshmja......

Ded Nikoll Luca-E këndëshmja dhe e dëmshmja……

E këndëshmja dhe e dëmshmja……

Dje me 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit,
U shkëputa nga dëshirat….
U futa në labirinthin e vendimit…..
Vendosa të ndahem nga buka e grurit!
Bukës së misrit i dhashë besën e burrit.
Shëndeti është si deti,
Nuk pranon gjëra të huaja.
Shkurt muhabeti:
Dje me datën 14 shkurt
Unë dhe gruaja
U ndamë nga buka e grurit.
Gruri përmban gluten.
Gluteni dëmton qelizat tona.
Me Floren dua të kem jetën e gjatë.
Ndaj me bukën e misrit, lidhëm “kontratë”……
Me miell misri nënat tona,
Bënin të shijshmin kaçamak.
Italianët kaçamakut i thojnë polenta.
Në vend të bukës së grurit,
Me kaçamak me miell misri,
Ushqehen Flora dhe Deda.
E vërtetë që buka e grurit ka shije!
Gjithmonë pas shijes,
Rrin e fshehur e dëmshmja!
Ironia e fatit
Hidhet në kanal e këndëshmja
Ndalohen ëmbëlsirat dhe çokollata
Kjo është tragjikomedia pambarim
Pas të këndshmes, qëndron e dëmshmja!
Ndalohet e shijshmja për trupin tim.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT