Saturday, November 23, 2024
BallinaVitrina e libritUrtësiLanda Molishti-(Një tufë fjalësh të urta)

Landa Molishti-(Një tufë fjalësh të urta)

(Një tufë fjalësh të urta)

1. Sa ves i ulët dhe i shëmtuar është:

kur një mik/e, të ka besuar prej vitesh, ndërsa, ti e tradhton.

2. Nuk duhet të bëjmë dallime midis shtresave të popullit. Kur i respektojmë të gjithë, padyshim, kemi respektuar veten tonë.

3. Nëse njeriu, donë të gjejë paqe të brendshme, duhet të heq dorë nga gjërat që nuk mund t’i kontrollojë dot.

4. Thjeshtësia e njerëzve të mirë, keqpërdoret nga disa njerëz hipokritë me shpirtra të vogël.

5. Politikanë “i mirë” në vendin tonë, konsiderohet: ai, që na vjedhë, pasuritë tona, duke na kthyer në shërbëtorë të botës.

6. Servilët hyjnë tek ata njerëz, që për të gjetur një vend në shoqëri kthehen në “kukulla” për njerëzit e zgjuar, duke mos pasur respekt as për veten e tyre.

7. Të jesh mendje çiltër i mençur, do të thotë:

të mos mohosh një simpati të veçantë në shoqëri, por, pa i kaluar kufijtë.

8. Njeriu fisnik nuk ankohet kurrë, por ndihmon të tjerët me dituri, trimëri dhe pasuri.

9. Prindërit duhet të lavdërojnë njeri-tjetrin, para fëmijëve, për mirësitë e tyre. Pastaj, fëmijët imitojnë nesër, kështu, si ta do të veprojnë në jetë.

10. Mësuesi nuk duhet vetëm t’ju përcjellë dije nxënësve të tij, por para së gjithash respekt e edukatë.

11. Familja me themele të forta, është e ndërtuar nga harmonia, nderi dhe dashuria reciproke.

12. Paraqitja e njeriut është për të kënaqur syrin një çast, mendja e kthjellët dhe shpirti i pastër, mund të bëjnë gjera të mëdha të vlefshme për gjithë jetën.

13. Njohuritë nuk arrihen me anë të mendimit analitik, por, nga njohuritë e mësuara të ruajtura në trurin tonë.

14. Një nga mënyrat më të mira për të harruar sadopak problemet tona është, të ndihmojmë njerëzit në nevojë.

Kështu kënaqim dhe veten tonë.

15. Njerëzit duhet të kuptojnë se, sa herë dëmtojnë natyrën kemi dëmtuar jo vetëm shëndetin tonë, por, edhe të fëmijëve tanë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT