Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Panahori Xhindi-Buzëqeshje ti fal

Mimoza Panahori Xhindi-Buzëqeshje ti fal

Buzëqeshje ti fal !

Të uriturit që para teje shkon,
fali një buzëqeshje, urija i kalon!
Jepi krahun të sëmurit që rënkon,
fali nje buzëqeshje, e shëron.


Të moshuarit, dhuroi një fjalë,
fali buzëqeshje, I bëhesh vajzë ,a djalë!
Invalidit qe është mbi karrocë,
buzëqeshja jote ,I fal nje botë

.
Jetimëve,mbetur pa nënë_ baba ,
buzëqeshja ,të bën prind për ta.
Të huajit, humbur rruge e fe,
fali buzëqeshje, u bëhesh atdhe!


Buzëqeshja një pashaportë sot,
lum kush e ka, ka hyrë në Europë!
Buzëqeshja- ambasadore integrimi,
e para sjellje që kërkon qytetërimi !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT