Saturday, August 2, 2025
BallinaKalendari EnciklopedikNiko Kanxheri-Aktor / regjisor dhe pedagog ne Akademine e Arteve

Niko Kanxheri-Aktor / regjisor dhe pedagog ne Akademine e Arteve

Lindi më 17 shkurt të vitit 1947 . Shkollen e mesme te pergjithshme e ka kryer ne Korce , ndersa studimet e larta ne Shkollen e larte per aktor prane Teatrit Kombetar ne Tirane në 1969. Aktrimin e ka patur si pasion që në vitet e gjimnazit. Ndoshta ka qenë rastësi, dhe ndonjëherë rastësitë kthehen në domosdoshmëri. Në ate kohë gjimnazet e Korçës konkurronin me njëri-tjetrin përmes shfaqjeve. Regjisori Pirro Mani vinte dhe punonte me amatorët dhe Niko ishte nga kryesorët e gjimnazit që e pëlqeu, dhe ra ne dashuri me ket pune. Mbas gjimnazit zgjedh te vazhdoje studimet per aktrim. Kështu fillon rruga e tij me artin skenik. Kanxheri konkurron në Tiranë dhe fiton. Ne vitin 1965 transferohet ne Tirane per te kryer shkollen. Ka qene nje periudhe e veshtire per Niko Kanxherin te jetuarit ne Tirane, me pashaportizim por pa ndonje shtepi te rregullt aq sa disa here ishte bere gadi te kthehej mbrapsh per ne Korce.

Nga viti 1970 deri ne vitin 1987 punon ne Radiotelevizion, dhe radio. Aty punon me nje perkushtim te madh dhe korrektesi .13 vjet jane te shenuara ne Televizion dhe 5 ne radio. Kryen një vit kurs për regji filmi pranë Kinostudios dhe më pas vazhdon punë në redaksinë e filmit artistik televiziv. Aty ben edhe një film, i cili për fat te keq nuk ekziston. I bindur qe nuk eshte nje rregjizor i mire, heq dore dhe nuk i afrohet me asaj. Niko Kanxheri ka punuar si regjisor ne programet e para te radiodramave “Teatri ne mikrofon”, ku realizoj brenda 5 vjeteve nje numer te madh dramash shqiptare dhe te huaja.

Ne vitin 1987 shkëputet prej Televizionit për të ardhur si pedagog në Akademi per lenden “Mjeshtri e Aktorit” e më pas shef i katedrës së aktrimit në akademinë e arteve të fakultetit të artit skenik në Tiranë.

Vështirësia e parë në krijimtarinë e tij ka qenë propozimi i parë që i është bërë për të luajtur në filmin “Malet me blerim mbuluar”. Ishte per një rol episodik , te një italiani qe kishte mbetur në Shqipëri pas kapitullimit të Italisë. Ka qene, Qerim Mata, asistenti i filmit, i cili ja ka komunikuar me anen e nje letre zgjedhjen e rregjizorit Dhimitër Anagnosti që të luante një rol në këtë film.

Keshtu deputon ne Film ne vitin 1971 dhe qe ketu mer rrjedhen e duhur edhe ne vazhdim karriera artistike. Interpreton ne me shume se 20 filma artistike e televizive ku nder keto mund te permendim: “Cifiti i lumtur” (1975) dhenderri , “Korrieret” (1976) Sandri, “Toke e pergjakur” (1976) Miti, “Vdekja e kalit” (1992) Esttrefi shefi i sigurimit. Per interpretimin ne filmin “Ngjyrat e moshes” ne rolin e shefit te redaksise (1990) do te nderohet me Cmimin e dyte ne Festivalin e 9-te te Filmit Shqiptar.

Nderkohe si regjisore ka realizuar vetem dy filma: “Goditja” (1980) si dhe televarietene “Alo, tekniku”! (1982)

FILMA

Malet me blerim mbuluar – (1971) …. Domeniko

Yjet e netëve të gjata – (1972) …. Marko Bojalliu

Shtigje lufte – (1974) …. I deleguari

Në fillim të verës – (1975) …. Ushtar Moreti

Çifti i lumtur – (1975) …. Dhëndrri

Tokë e përgjakur – (1976) …. Miti

Korrierët – (1976) …. Sandri (tv)

Militanti – (1984) …. Refati

Ngjyrat e moshës -(1990)

Vetmi – (1990) …. Skënderi

Vdekja e burrit – (1991) ….

Vdekja e kalit – (1992) …. Estrefi

Qind për qind – (1993) …. Sandri

Viktimat e Tivarit – (1996)

Parullat – (2000) …. Selman Tosku

Nata pa hënë – (2001) …. Gjyshi

I dashur armik – (2004) …. Prifti

Trishtimi i zonjës Shnajder – (2008)

Në kërkim të kujt – (2009) …Mark Dobjani(serial)

Pharmakon – (2012) Doktor Sokrat

SHFAQJE TEATRALE

Hilet e nates – (1974) …. Haliti

Nje shok i klases sime – (1975) …. Niku

Duke pritur Godone – (1993) …. Luki

Rinoceronti – (1998) …. Zhan

Shtrengata – (1998) …. Prospero

Shfaqja e fundit – (1999) …. Njeriu ne gazete

Gjethja – (2000) …. Hanxhiu

Babai – (2002) …. Babai Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT