Ngrohma pak shpirtin.
Ti ishe ëndrra më e bukur e jetës
Ngrohtësia e zemrës
Vezullimi i syve,
Kthjelltësia e shikimit tim të qelqtë.
Një ditë, si avullin mbi xham
prej jetës tënde më fshive.
Si flutur e përhitur
Nuk di përse më ike
Pa ty ndihem i verbuar
Drita nëpër dritë më çon në askënd.
Më ikin larg yjet që presin fundin e kohës
Nata më të zeza mi bënë
zjarret e tokës.
Pa u lodhur udhëtoj shtegut të magjisë
Që jeta t’mos më ndalet
atje ku heshtja nis e rrëzohet.
Prej kthimit tënd
shpirti do t’më ngrohet.