Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeBaton Haxhiu thotë se Kurti dhe Vucic do të nënshkruajnë marrëveshje më...

Baton Haxhiu thotë se Kurti dhe Vucic do të nënshkruajnë marrëveshje më 27 shkurt

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, do të nënshkruajnë marrëveshje më 27 shkurt në Bruksel, transmeton Gazeta Metro.

Haxhiu në emisionin ‘Pressing’ në T7 është shprehur i bindur se të hënën e ardhshme do të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

”Më datën 27 dy njerëzit që kanë qenë në armiqësi publike formale (Kurti dhe Vucic) do ta nënshkruajnë marrëveshjen dhe kjo marrëveshje e nënshkruar e cila pastaj mund të ketë një ceremoni të rastit,” tha ai.

Haxhiu gjithashtu shtoi se Kurti dhe Vucic do të dalin në publik për ta bërë të ditur këtë.

Kujtojmë se kryeministri gjatë fundjavës së kaluar kishte marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku ishte takuar edhe me përfaqësuesin e lartë të BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Ky i fundit e bëri të qartë se normalizimi i raporteve me Serbinë është hap kyç për rrugën e Kosovës drejt BE’së.

Shefi i diplomacisë europiane në një intervistë për ‘Deutsche Welle’ ka thënë se të hënën e 27 shkurtit shpreson që Kurti e Vucic ta pranojnë propozimin europian.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT